Manchester United ka nisur bisedimet me PSV Eindhoven për sulmuesin Cody Gakpo.
Ylli i Kupës së Botës me ‘Tulipanët’ është gati të largohet nga PSV muajin e ardhshëm, pasi verën e kaluar kishte humbur mundësinë të transferohet tek United, pavarësisht se kishte rënë dakord për kushtet personale.
‘Djajtë e Kuq’ sipas medieve britanike, sërish kanë nisur negociatat për blerjen e Gakpo.
PSV kërkon 50 milionë euro për të shitur yllin e tyre, megjithëse United po tenton të transferojë holandezin në ‘Old Trafford’ me çmim më të ulët.
Gakpo deri më tani këtë sezon të garave, ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 17 asistime në 24 ndeshjet e zhvilluara me PSV-n.