Skuadra e futbollit Llapi i Podujevës ka prezantuar Blerim Bunjakun si përforcim i ri në Shtabin Teknik.
Fituesi i Kupës së Kosovës synon daljen në garat evropiane.
“Në kuadër të organizimit të klubit dhe freskimit të shtabit teknik me kuadro të reja, KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë 1.5 vjeçare me trajnerin e mirënjohur, Blerim Bunjaku.
28 - vjeçari i çertifikuar me licencën B të UEFA-s, në ekipin tonë vie pas një eksperience mjaft të suksesshme me Feronikelin 74, me të cilët u shpall kampion vjeshtor, si ndihmëstrajner i parë i ekipit.
Për Bunjakun, kjo do të jetë eksperienca e dytë me Llapin, pasi dy vite më parë kishte drejtuar me mjaft sukses ekipin e Juniorëve si kryetrajner.
Kurse tash si ndihmëstrajner i parë i shtabit teknik, synon që përvojën e fituar tek klubet me nam si Liria e Feronikeli ta sjell edhe tek Llapi dhe me besimin e trajnerit Tahir Batatina të vazhdohet me punë e diciplinë drejt realizimit të objektivave të përcaktuara.
Bunjaku njihet për mentalitetin e çeliktë, angazhimin, punën profesionale dhe disiplinën e madhe në fushë dhe këto ishin disa nga arsyet se pse klubi ka vendosur për t'ia besuar pozitën e ndihmëstrajnerit.
Prezantimin e Bunjakut si pjesë të shtabit teknik e ka bërë kryetrajneri Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në vazhdim me KF Llapin”, njofton KF Llapi.