Napoli futet në garë për 22-vjeçarin

Futboll

Napoli futet në garë për 22-vjeçarin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 13:03
Napoli futet në garë për 22-vjeçarin

Maroku zhvilloi një Botëror “ëndrrash” në Katar, ku për herë të parë në histori një kombëtare afrikane arriti deri në fazën gjysmë-finale, të një Kupe Bote.

Ndër lojtarët që la më shumë gjurmë në rrugëtimin e marokenëve ishte dhe 22-vjeçari, Azzedine Ounahi, i cili është kthyer në “synimin” e shumë klubeve në Evropë.

Ndër klubet është dhe Napoli, që e konsideron talentin e Angers, si një nga objektivat më të mëdhenj për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sporti i napoletanëve, Cristiano Guintoli e kishte ndjekur prej disa kohësh, por shërbimet e ofruara në Katar duket se e kanë bindur drejtorin sportiv të përshpejtojë duke nisur kontaktet e para konkrete me klubin francez, edhe për shkak se konkurrenca është dendur në mënyrë të pashmangshme dhe çmimi është rritur ndjeshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat