Bota e sportit është e shqetësuar për legjendën e futbollit, Pele, tre herë kampion i botës me Brazilin.
Legjenda e futbollit brazilian ndodhet në spitalin e Sao Paolos. E gjithë familja e tij është me të.
Është publikuar edhe një foto, ku shihet Pele në shtratit e spitalit. Pelé është me shëndet shumë keq.
Familja e Peles i kaloi Krishtlindjet në spital me yllin e futbollit që iu ka përkeqësuar shumë gjendja shëndetësore. Vajza e tij Kely Cristina Nascimento, ka shkruar:"Gëzuar Krishtlindjet”.
Edhe djali i Peles, Edinho, vizitoi babanë e tij në klinikë, duke shkruar: “Forca ime është e juaja”.
Pele, konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Megjithatë, vitet e fundit, kampioni botëror i viteve 1958, 1962 dhe 1970, ka kohë që ballafaqohet me probleme shëndetësore.