Tifozët verdhezi nuk do ta harrojnë kurrë atë datë: 29 dhjetor 2019, dita kur Erling Braut Haaland i tha ‘po’ Borussia Dortmundit. Që atëherë, shumë ujë ka rrjedhur nën urë.
Haaland u largua nga Salzburgu për 20 milionë euro dhe më pas la Gjermaninë për Manchester City-n, por kujtimi i blerjes së sulmuesit fenomenal norvegjez është i lidhur me… natën e Krishtlindjes.
Drejtori sportiv Michael Zorc tregoi se çfarë e shtyu atë të blinte fenomenin norvegjez në një intervistë të publikuar pak kohë më parë me Sport Bild:
“Ishte një nga negociatat më të vështira ndonjëherë për mua. Klube të tjera shumë të rëndësishme ishin të gatshme të bënin përpjekje të mëdha për ta nënshkruar atë. Ne i ofruam atij paketën më të mirë të mundshme për rritjen e tij”.
Dhe performanca e norvegjezit me fanellën verdhezi mbi supe i vërteton të gjitha këto. Pak prisnin që Haaland të ishte kaq i papërmbajtshëm pas vetëm disa javësh në klubin e tij të ri dhe një përqindje e vogël besojnë se ai mund të qëndronte në Dortmund për shumë gjatë, pavarësisht se klubi i ofron atij një rritje të ndjeshme të rrogës.
Drejtori sportiv i verdhezinjve zbuloi prapaskenat e negociatave: “Ne punuam në Krishtlindje për të nënshkruar me Erling. Në orën katër pasdite në prag të Krishtlindjes isha në telefon me menaxherin e tij Mino Raiola. Kur arrin të bindësh një lojtar të klasit të tij, je i lumtur si një fëmijë. Ne morëm atë që na mungonte”.
Dortmundi luajti “kartën sociale” për ta shtyrë djalin të pranonte: “Departamenti i komunikimit të klubit tonë krijoi një video emocionuese të Südtribüne për ta bindur atë. Duket se i pëlqeu”. Muri verdhezi ka bindur zemrën e norvegjezit, i cili tani është bërë një nga lojtarët më të fortë në botë.