Voska Sport transferon ish sulmuesin e Struga Trim Lum

Futboll

Voska Sport transferon ish sulmuesin e Struga Trim Lum

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 13:55
Fiton Ademi

Fiton Ademi është futbollisti më i ri i Voska Sport.

Bëhet fjalë për një sulmues, prodhim i Shkëndijës së Tetovës, i cili në rradhët e sjuadrës shqiptare nga Ohri vjen nga ekipi i Besës së Dobërdollit.

Gjatë stinorit vjeshtorë, Ademi ishte golashënuesi më i mirë i Besës së Dobërdollit, duke realizuar 9 gola.

Ndryshe gjatë karrierës së tij i njëjti në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës kishte luajtur edhe me Struga Trim Lum në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut..

Ademi bëhet emri i tretë i ri në rradhët e Voska Sport, pas kapitenit të Makedonija Gj.P,  Ermedin Adem dhe portierit Hadis Velii.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat