Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin

Futboll

Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:20
Barcelona

Barcelona nxjerr në shitje sulmuesin!

Rafinja nuk po i përmbush prithsmeritë te Barcelona dhe për këtë arsye klubi katalanas po mendon ta largojë brazilianin.

26-vjeçari erdhi pas një seri performancash pozitive që kaloi te Lidsi, por duket se të njëjtën gjë nuk po e bën dot në Spanjë.

Ai u afrua në “Camp Nou” për shumën e 55 milionë paundësh, por nëse ai nuk arrin t’i justifikojë këto para deri në fund të sezonit, atëherë duhet të fillojë të kërkojë për një skuadër të re në merkaton e verës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat