Chelsea ka një objektiv kryesor për repartin e mbrojtjes.
Sipas ‘The Athletic’, Chelsea dëshiron të nënshkruajë një mbrojtës në janar me mbrojtësin e Monacos, Benoit Badiashile, kandidatin kryesor.
Raporti pretendon se ‘Blutë e Londrës’ po flasin me skuadrën e Ligue 1 për shërbimet francezit, edhe pse nuk ka marrëveshje mes dy palëve.
Por pretendohet se Badiashile do t’i bashkohet ‘Stamford Bridge’ në javët e ardhshme për rreth 30 milionë funte.
21-vjeçari thuhet se kryeson një listë objektivash që përfshijnë yllin e RB Leipzig dhe kroat, Josko Gavrdiol, qendërmbrojtësin e Eintracht Frankfurt Evan Ndicka dhe Piero Hincapie të Bayer Leverkusen.