Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit ka pas një edicion të mirë në Bezirksliga dhe me synime që në pranverë të kapin edhe kreun e tabelës.
Kuqezinjtë aktualisht renditen në vend të tretë me 30 pikë por ka një ndeshje me pak të zhvilluar.
Koordinatori i klubit, Shaban Maloku, ka fjalë të mëdha për djelmoshat, që u angazhuan maksimalisht në pjesën vjeshtore.
Bujar Neziri - president i klubit, i pari në të majtë
“Kur ka suksese edhe atmosfera nuk mungon.
Prandaj kryesia dhe sponzorët e FC Kosova Düsseldorfit organizuan darken e Fund te Vitit.
Meritat te jashtëzakonshëm kanë edhe vet lojtarët që nuk kursyen edhe atomin e fundit të energjisë deri të sukseset.
Vlen ta ceki edhe publikun e mrekullueshëm që na ka përkrah në çdo ndeshje”, ka shkruar Maloku në profilin e tij në facebook.