Haxhibegiq, Bazhdareviq, Sushiq, Halilhoxhiq - kandidatët për të marrë drejtimin e Bosnjës?

Futboll

Haxhibegiq, Bazhdareviq, Sushiq, Halilhoxhiq - kandidatët për të marrë drejtimin e Bosnjës?

Nga: K. G. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 16:03
Mehmed Bazhdareviq

Kombëtarja e futbollit e Bosnjë dhe Hercegovinës mesa duket do të mbetet pa selektor.

Bullgari Ivaylo Petev pritet të zëvendësohet në ditët në vijim, kur i skadon kontrata më 29 dhjetor.

Fakt është se drejtuesit e futbollit në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk janë të kënaqur me punën e Petevit, ndaj do ta nisin ciklin kualifikues për Euro 2024 me një trajner të ri.

Petev është në krye të Bosnjës që nga janari i vitit 2021 dhe nga 20 ndeshje ka gjashtë fitore, shtatë barazime e shtatë humbje me goldallim 19:24.

Nuk dihet ende se kush mund të jetë pasardhësi i Petevit, por ndër pasuesit e mundshëm përmenden emrat e Vahid Halilhoxhiq, Mehmed Bazhdareviq, Safet Sushiq dhe Faruk Haxhibegiq.

“Askush nuk më ka thirrur nga Federata dhe për momentin nuk kam asnjë koment për idenë që të jem përzgjedhës. E përsëris atë që thashë më parë, ka shumë politikë në aleancë”,- tha Halilhoxhiq.

Bosnja është në kualifikueset për Euro 2024 në një grup me Serbinë, Hungarinë, Malin e Zi, Bullgarinë dhe Lituaninë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat