Legjenda angleze Pol Gaskonj është rikthyer në qendër të vëmendjes pas deklaratës së dhe në së fundmi për “The Sun” në lidhje me festimin e Krishtlindjes. Ai tregon se si dha mbi 1 milion paund për bamirësi dhe nuk i tha askujt.
“Sigurisht, edhe në kohën time kishte shumë para, por në dhjetë vjet dhashë mbi një milion paund për bamirësi dhe nuk i thashë askujt. Shkova në katër të mëngjesit duke u dhënë dhjetë mijë paund familjeve për të çuar fëmijët e tyre në Disney World.
Kur unë e kisha topin, nuk kishte probleme. Për ato nëntëdhjetë minuta askush nuk mund të më prekte. Ajo ishte koha ime, më bënte të ndihesha i lirë. Dhe kur isha në fushë, doja vetëm të ma pasonin topin.
Sepse kur luaja futboll nuk kisha frikë nga asgjë”, deklaroi ndër të tjera Gaskonj.