Skuadra e Shkupit në pranverë do të jetë pa Besir Demirin.
Mbrojtësi i krahut në marrëveshje me drejtuesit e klubit, në pranverë do të ketë një klub të ri, pasi për momentin gjykohet se është më i miri për të gjithë.
Demiri përndryshe është fëmijë i Shkupit, ishte pjesë e Shkëndijës dhe Vardarit, për të filluar më pas karrierën ndërkombëtare në Mariupol, Kuks, Zhilinë, për t’u rikthyer në Çair.
Demiri ishte pjesë e reprezentacionit U21 të RMV-së në Kampionatin Evropian U21 në Poloni në vitin 2017.