Atletico Madrid ka mbyllur marrëveshjen me yllin brazilian, Mateus Kunja.
Pas një sezoni e gjysëm me ekipin spanjoll, sulmuesi 23 vjeçar tashmë do të vijojë karrierën e tij në Angli.
Uolves ka qenë prej kohësh e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Atletico Madrid dhe tashmë është konfirmuar çdo gjë. Kunja do të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje nga klubi anglez.
Verën e ardhshme Uolves do të duhet të paguaj shifrën prej 43 milionë eurove në arkat e Atletico. Kujtojmë që më herët Kunja ishte pjesë e Hertës së Berlinit, ku u transferua për shifrën e 30 milionë eurove në La Liga.