Terapitë intensivë nuk kanë dhënë efekt pozitiv për Fabian O’Neill, i cili është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.
Ish-mesfushori ofensiv luajti gjatë karrierës së tij në Uruguai (Nacional) dhe Itali (Juventus, Cagliari, Perugia).
Me bardhezinjtë nga Torino u shpall nënkampion në vitin 2001, ndërkohë që vitet më të bukura i kaloi në Sardenjë.
O’Neill, i cili veshi 19 herë fanellën e kombëtares së Uruguait, ndërroi jetë në Montevideo gjatë ditës së sotme.
Dy vite më parë u shtrua në spital në gjendje të rëndë si pasojë e problemeve shëndetësore në mëlçi. Sëmundja iu rikthye sërish për ta mposhtur përfundimisht.