Rashica 74 minuta e Ethemi asiston, Galatasaray lider në Turqi

Futboll

Rashica 74 minuta e Ethemi asiston, Galatasaray lider në Turqi

Nga: K. Goca Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 19:47
Rashica feston

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar për Galatasarayn dhe ia dolën të shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Istanbulspor AS.

Gomis ka zgjidhur fituesin në pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 15-të dhe të 37-tën.

Për mysafirët ka realizuar Yesil duke iu falënderuar asistimit të Valon Ethemit në minutën e 82-të. 

Rashica u zëvendësua në minutën e 74-të. 

Valon Ethemi, Jetmir Topalli dhe Eduard Rroca u paraqitën titullarë për Istanbulspor AS. 

Topalli u zëvendësua në minutën e 58-të dhe Rroca u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të.

Pas javës së 15-të në kampionatin turk, Galatasaray kryeson me 30 pikë. pasojnë Fenerbahce me 29, Adana Demirspor 27, Basaksehir 27, ndërsa Istanbulspor AS është në vend të 18-të me 8 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat