Chelsea raportohet se është afër transferimit të Benoit Badiashiles.
Sipas ekspertit të transferimeve, Nicolo Schira, qendërmbrojtësi ka rënë dakord për kushtet personale me klubin londinez.
Badiashile ka pranuar ofertën për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2028.
Tani, Chelsea është në bisedime me Monacon duke bërë përpjekje për të arritur marrëveshje edhe me klubin francez.
Bëhet e ditur se “Blutë” kanë ofruar 40 milionë euro për transferimin e 21-vjeçarit.