Shkupi starton në janar, në Ohër e pastaj në Antalia

Futboll

Shkupi starton në janar, në Ohër e pastaj në Antalia

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Shkupi

Skuadra e Shkupit, por edhe të gjithë skuadrat e LPFM-së, aktualisht janë në pushime dhe trajneri Goce Sedloski ka caktuar fillimin e përgatitjeve për 8 janar.

Pastaj Shkupi do të mblidhet sërish, dhe do të fillojë punën. Orari është bërë që skuadra fillimisht të nisë në kushte shtëpie, e më pas më 15 janar të niset për në Ohër.

Do të vijojë një duel miqësor me një rival që do të duhet ende të saktësohet, në mënyrë që më 28 janar të niset për në Antalia.

Aty normalisht është zeniti i përgatitjeve dimërore, siç ka qenë vite më parë dhe Shkupi nuk i shmanget kësaj praktike.

Sa i përket skuadrës, dihet se në pranverë do të jetë pa Besir Demirin, dhe është sekret i hapur se Shkupi do të sjellë një stoper cilësor këtë dimër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat