Lautaro telefonon Interin

Futboll

Lautaro telefonon Interin

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:21
Lautaro telefonon Interin

Lautaro Martinez është pranë përfundimit të periudhës së pushimeve pas fitores në Kupën e botës dhe sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, ai tashmë do të dëshitronte të ishte titullar kundër Napolit.

E vështirë, por jo e pamundur. Të enjten argjentinasi do të rikthehet në Milano, të premten më datë 30 do të zhvillojë stërvitjen e parë dhe nuk do të humbasë asnjë ditë.

“El Toro” mbajti kontakte me klubin gjatë festimeve dhe siguroi: “Jam mirë, më llogarisni për ndaj Napolit.”

Gjithashtu, emri i tij është gjithnjë në merkato, ku shumë klube të mëdha tregojnë interes për të. Por, ai ka treguar sërish besnikëri dhe ka theksuar se shtëpia e tij është Milano dhe nuk do të largohet nga Interi.

Ai kurrë nuk do të jetë ai që do t’i kërkojë Interit të largohet. Inzaghi shpreson të gjejë dyshen e dikurshme në epokën e Conte, Lautaro-Lukaku, dyshja e sulmit që realizoi gola të shumtë dhe bëri të mundur fitimin e Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat