Finalja e Kupës së Botës nuk përfundon kurrë. Polemikat mes Francës dhe Argjentinës vazhdojnë të shpërthejnë në rrjetet sociale dhe protagonistët e finales i japin zë kaosit mediatik.
Ish-mbrojtësi i Milanit Rami ndezi fitilin kundër portierit argjentinas Emiliano Martinez, por shokët e skuadrës së portierit morën anën e tij.
Mbrojtësi francez kishte postuar një foto të portierit duke e quajtur “Njeriu më i urryer në botë”. Por orët e fundit ka mbërritur përgjigja nga kampionët e botës.
“El Dibu është portieri më i mirë në botë. Shko qaj diku tjetër”, shkruan Angel Di Maria, duke komentuar lajmin për Ramin, të publikuar nga Olé.
Edhe lojtari tjetër i Juventusit, Leandro Paredes, ka sulmuar ish-lojtarin e Milanit. “Mjaft qave Rami”. Kupa e Botës përfundoi më shumë se një javë më parë, por tensionet mbeten të larta.