Gjendja e legjendës braziliane të futbollit, Pele, është ende e rëndë, me të gjithë familjarët që janë mbledhur pranë tij në spitalin “Albert Einstein” në Sao Paulo.
Për këtë gjë ka zgjedhur të flasë një tjetër legjendë braziliane, i cili cilësohej si rivali i Pelesë dhe se do të thyente rekordet e tij, Romario.
Ikona braziliane ka folur për mikrofonat e “Ge Globo”, i cili dërgon një mesazh prekës për Pelenë:
“Mbret, bëhu më mirë. kam shumë besim. E gjithë bota po lutet për ty. Përmirësohu! Puthje për zemrën tënde”.