Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, sulmuesi 18-vjeçar Youssoufa Moukoko, ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Borussia Dortmund. Kontrata aktuale e tij skadon në fund të këtij sezoni, ndaj ai mund të largohet me parametrin zero.
Në këtë refuzim duket se ka ndikuar interesimi i fortë që ka për të skuadra e Barcelonës, që ka shprehur dëshirën të afrojë lojtarin verën e ardhshme. Katalanasit duan të mbyllin që tani marrëveshjen dhe të formalizojnë transferimin verën e ardhshme.
Nuk është dakord skuadra e Borussia, që shpreson që brenda janarit të arrijë një marrëveshje me lojtarin, për të arkëtuar diçka. Mediat konfirmojnë se katalanasit kanë kohë që ndjekin sulmuesin e ri gjerman, më shpresën që ta sjellin në “Camp Nou”.
Moukoko është futbollisti më i ri gjerman që luan me fanellën e kombëtares në një Kupë Bote. Ai u aktivizua në ndeshjen ndaj Japonisë, në mozhën 18 vjeç e 3 ditë, kur hyri si zëvendësues.