Ancelotti ka vendosur se kush mund të largohet

Futboll

Ancelotti ka vendosur se kush mund të largohet

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 13:46
Ancelotti ka vendosur se kush mund të largohet

Kampioni aktual i Spanjës dhe i Evropës, Real Madrid, do të heqë qafe të paktën katër lojtarë në vitin 2023. Marco Asensio, Dani Ceballos, Alvaro Odriozola dhe Mariano Diaz do të largohen nga ‘Santiago Beranbeu’.

Asensio luajti vetëm 178 minuta në ligën spanjolle këtë sezon. Në moshën 26-vjeçare, ai nuk dëshiron më të ulet në bankinë. Kontrata e tij zgjat deri në fund të sezonit, kështu që ai mund të negociojë me klubet e interesuara nga 1 janari.

Si Ceballos ashtu edhe Mariano Diaz kanë kontrata deri në fund të sezonit. Ceballos gjithashtu 26 vjeç dhe minutat e tij janë të ngjashme me ato të Asensios. Katër vite më parë, Reali e ktheu Mariano Diaz nga Lyon për 21.5 milionë euro dhe këtë sezon, sulmuesi 29-vjeçar luajti vetëm 25 minuta, kështu që të dyja palët vendosën se ishte koha për të ndarë rrugët.

I fundit në listë është Odriozola, mbrojtësi 27-vjeçar i cili ka qenë jashtë fushës këtë sezon. Kontratës i ka mbetur validitet edhe një vit e gjysmë dhe Reali do ta shiste për 5 milionë euro.

Kontratat e Luka Modric, Karim Benzema, Toni Kroos dhe Nacho Fernandez gjithashtu skadojnë në verë, por Reali dëshiron ta mbajë katërshen edhe sezonin e ardhshëm, sipas asaj që shkruan "Mundo Deportivo".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat