Borusia Dortmund po rrit një tjetër talent me cilësi të klasit botëror, pas Erling Haland, radha është e Xhud Bellingam.
Mesfushori i “Tre Luanëve” arriti të dëshmonte se është një lider i vërtetë, pavarësisht moshës së re.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar as Jurgen Klopit, i cili e shikon futbollistin në fjalë si opsion për të përforcuar ekipin:
“Paratë nuk mjaftojnë në vlerësimin e talentit të Xhudit. Ai është lider i lindur, prezenca me përfaqësuesen angleze në Botëror vërtetoi provën se ai e ka të ardhmen e ndritur.
Kam dy ose tri vjet që e vëzhgoj dhe përparimi është i jashtëzakonshëm. E dua Bellingamin, shpresoj të vijë te Liverpuli”, Klopp.
Së fundmi Liverpuli ka arritur që të sigurojë shërbimet e Kodi Gakpo, duke mposhtur dhe konkurrencën e Mançester Junajtid e Realit.