Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sot ka takuar gjeneratën e artë të futbollit, të viteve të 70-ta dhe të 80-ta.
Ademi ka takuar ish trajnerin e mirënjohur, Ajet Shoshollin, pastaj ish futbollistët: Edmond Rugova, Esat Mehmeti, Ramadan Cimili, Ramiz Krasniqi, Mensur Nexhipi, Genc Hoxha, Fadil Berisha, Rexhep Gaxholli, Jusuf Tortoshi, Erdogan Celina, Isa Sadriu, Sylejman Selimi, Rafet Prekazi, Skënder Shengyli, Abdyl Bellopoja dhe Muharrem Sahiti.
“Sot me bashkëpunëtorët e mi patëm kënaqësinë të jemi bashkë me Gjeneratën e Artë të futbollit me rastin e festave të fundvitit.
Gëzuar dhe shumë shëndet për të gjithë.
Respekt i përhershëm për Gjeneratën e Artë”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.