Chelsea sonte do të jetë nikoqire e Bournemouthit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Premierligë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, nga ora 18:30.
“Blutë” nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit në kampionat, ku kanë regjistruar dy barazime e tri humbje radhazi.
Chelsea ndodhet në pozitën e nëntë me 21 pikë, kurse Bournemouthi është në pozitën e 14-të me 16 pikë.