Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, është optimist se Kosova do të kualifikohet në Kampionatin Evropian, që mbahet në vitin 2024.
“Së bashku drejt Euro 2024...
Me ftesën e kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, sot ishim enkas mysafir në një drekë përmbyllëse të vitit 2022.
Kryetari Ademi e bëri një analizë të shkurt vjetore në emrin e të parit të FFK-së.
Me një përshëndetje e falënderim të veçantë për të gjithë të pranishmit ( ish emra të njohur të futbollit të Kosovës).
Duke u zotuar e kërkuar nga ne që bashkarisht të hapërojmë drejt EURO 2024 tani kur gjitëçka është rritur e po shkon drejt sukseseve.
Në angazhimin e palodhshëm të kryetarit A. Ademi e falënderoj trajnerin Ajet Shosholli, Esat Mehmeti dhe Ramadan Cimili...
Duke i shkëmbyer urimet më të mira për Vitin e RI 2023... e përfunduam ndejën për mbamendje”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.