Gjiganti holandez, Ajax e ka konfirmuar se ka shkëputur kontratën me mbrojtësin Daley Blind.
Blind ka shkëputur kontratën e tij me Ajaxin, e cila ishte e paraparë që të skadonte në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.
Blind luajti në 333 ndeshje për Ajaxin në të gjitha garat, në të cilat arriti të regjistrojë 13 gola mbi emrin e tij.
“Kemi arritur marrëveshje me Daleyn gjatë ditëve të fundit për të shkëputur kontratën aktuale. Shpresoj që ai të vazhdojë në një klub tjetër për të përfunduar mirë fazën e fundit të karrierës së tij të suksesshme të futbollit”, tha shefi ekzekutiv i Ajaxit, Edwin va nder Sar.
Ka spekulime se Blind mund të bashkohet me Antwerp, klubin e trajnerit Mark van Bommel dhe drejtorit teknik Marc Overmars, në Belgjikë.