Ancelotti harron Milanin

Futboll

Ancelotti harron Milanin

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 18:38
Ancelotti harron Milanin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është rikthyer për të folur për eksperiencën e tij në stolin e Napolit disa sezone më parë gjatë një interviste ekskluzive për “Sport Mediaset”.

Duket se ai nuk e sheh Milanin si favorit, pavarësisht faktit që djemtë e Piolit janë kampionë të Italisë në fuqi.

“Një këshillë për Napolin?

Nuk kanë nevojë fare, vetëm shpresoj që një ekip si Napoli të fitojë më në fund titullin sepse deri tani kanë treguar se mund ta meritojnë. Avantazhi në pikë është i rëndësishëm, por sezoni mbetet i gjatë.

Eksperienca ime në Napoli ishte pozitive. Asokohe doja të kthehesha në Itali dhe e bëra në një qytet të ngrohtë. Gjërat nuk shkuan në mënyrë perfekte, por nga këndvështrimi im ato gjithsesi shkuan mirë.

Më pas ishte Evertoni, një tjetër përvojë e rëndësishme. Ishin momente të mira, pastaj çuditërisht rikthimi i papritur te Reali”, tha Ancelotti

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat