Reece James është zëvendësuar pas një lëndimi në ndeshjen e tij të parë pas rikuperimit nga një problem në gju.
Mbrojtësi i krahut kishte qenë jashtë fushave që kur pësoi një lëndim në gju në fillim të tetorit në ndeshjen e Chelseat në Ligën e Kampionëve kundër Milanit, një lëndim në gju që nënkuptoi se ai duhej të humbiste Kupën e Botës 2022 me Anglinë.
Pas një paraqitje mbresëlënëse në pjesën e parë kundër Bournemouthit sot, 45 minuta që “Blutë” e përfunduan me dy gola epërsi, James pësoi një tjetër lëndim në fillimin e pjesës së dytë.
Reprezentuesi anglez dukej dukshëm i mërzitur në fushë kur merrte trajtim, por ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi.