Skuadra e Chelseat ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Bournemouthit, në takimin e javës së 17-të të Premier League.
Të kaltrit nuk gabuan në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër.
Gjithçka ishte e qartë në 45 minuta e parë kur londinezët shënuan dy gola përmes Havertz (16' dhe Mopunt (24').
Chelsea është në vend të tetë me 24 pikë dhe Bournemouth i 14-ti me 16 sosh.