Prej më shumë se një viti ndiqte kursin, por që nga dje Rikardo Kaka mund të konsiderohet trajner.
Zyrtarisht nuk ka ende një ekip, por të paktën diploma nuk i mungon më.
40-vjeçari ka marrë licencën UEFA Pro, çka e lejon të stërvisë në çdo klub e në çdo cep të botës.
Pak javë më parë ai ishte pajisur edhe me diplomën e menaxherit sportiv, çka e bën më të kompletuar në rrugëtimin që synon të ndjekë.
Në më shumë se një rast, ish-fantazisti ka nënvizuar dëshirën e tij për të qenë pjesë e një klubi, me Milanin që do të përbënte prioritet për shkak edhe të historisë që e lidh me ngjyrat kuqezi.
Kaka ka qenë disa herë në stërvitjet e Piolit, por nuk është se do të refuzonte një rol krah Maldinit.