Manchester Utd i falet Rashfordit, Martialit dhe Fredit

Futboll

Manchester Utd i falet Rashfordit, Martialit dhe Fredit

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 22:52
Manchester Utd

Manchester Utd ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:0 ndaj Nottingham-it, në takimin e javës së 17-të të Premier League. 

Manchester Utd i falet futbollistëve Rashford, Martial dhe Fred. 

Rashford ka shënuar në minutën e 19-të pas asistimit të Eriksen dhe Martial në atë të 22-tën pas asistimit të Rashford.

Në minutën e 87-të, Fred ka shënuar për rezultatin përfundimtar 3:0. 

"Djajtë e kuq" renditen në vend të pestë me 29 pikë dhe Nottingham i 19-ti me 13 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat