Pas medaljes së artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008, Lionel Messi dhe Angel Di Maria kanë fituar së bashku trofeun e Kupës së Botës “Katar 2022”.
Messi dhe Di Maria tani janë bërë lojtarët e vetëm që e kanë arritur këtë sukses që prej Luftës së Dytë Botërore, raporton KosovaPress.
Lionel Messi dhe Angel Di Maria u bënë këtë vit lojtarët e 12-të dhe 13-të në histori të futbollit që kanë fituar Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës.
14 vite para triumfit në Katar, Kombëtarja e Argjentinës e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të vitit 2008.
Të gjithë 11 lojtarët e mëparshëm (7 nga Uruguai dhe 4 nga Italia) e kanë arritur këtë sukses para fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve që kanë fituar Lojërat Olimpike dhe Kupën e Botës.
José Andrade - Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)
Héctor Castro - Uruguai (Lojërat Olimpike 1928) (Kupa e Botës 1930)
Pedro Cea - Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)
Lorenzo Fernández - Uruguai (Lojërat Olimpike 1928) (Kupa e Botës 1930)
Álvaro Gestido - Uruguai (Lojërat Olimpike 1928) (Kupa e Botës 1930)
José Nasazzi - Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)
Héctor Scarone - Uruguai (Lojërat Olimpike 1924, 1928) (Kupa e Botës 1930)
Sergio Bertoni - Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)
Alfredo Foni - Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)
Ugo Locatelli - Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)
Pietro Rava - Itali (Lojërat Olimpike 1936) (Kupa e Botës 1938)
Lionel Messi - Argjentina (Lojërat Olimpike 2008) (Kupa e Botës 2022)
Ángel Di María - Argjentina (Lojërat Olimpike 2008) (Kupa e Botës 2022)