Asani mbërriti në klubin e ri, e pret një sfidë e re

Futboll

Asani mbërriti në klubin e ri, e pret një sfidë e re

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:48
Asani

Jasir Asani, pas vetëm një sezoni e gjysmë në Hungari te Kisvarda, u shit në Korenë e Jugut te klubi i Guangjusë për rreth 700 mijë euro.

Ish-sulmuesi i Partizanit tashmë ka mbërritur në Azinë e largët dhe e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Asani ka publikuar një foto ku shfaqet me fanellën dhe shallin e ekipit.

Ai shprehet tepër i lumtur që tashmë ka mbërritur në klub dhe se e pret një sfidë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat