Eljes Neziri, golashënuesi më i mirë i gjysmësezonit

Futboll

Eljes Neziri, golashënuesi më i mirë i gjysmësezonit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 12:49
Eljes Neziri, golashënuesi më i mirë i gjysmësezonit

Eljes Neziri, futbollist i Futsal Club Arben Bajrami nga Shkupi është shpallur golashënues më i mirë në fund të gjysmësezonit të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në Futsal për sezonin 2022/2023, shkruan Open-TV.

Neziri i ka shënuar 35 gola, ndërsa pas tij renditen Berat Ramadani me 14, Kadir Jahja dhe Pajtim Rexhepi nga 9, Taulant Ismaili dhe Haris Omerovik nga 8 gola, të gjithë nga Futsal Club Arben Bajrami.

Ai më së shumti gola ka realizuar kundër Forcës-plot 6, të cilën ndeshje Futsal Club Arben Bajrami e fitoi me rezultat 7-5.

Futsal Club Arben Bajrami është shpallur kampion vjeshtor në Ligën e Parë me 36 pikë, ku nga 13 ndeshje shënoi 12 fitore dhe pësoi një humbje.

Vendin e dytë e zë KMF Proekt nga Gjevgjelia po me 36 pikë, por me goldallim më të dobët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat