Panathianikosi do të luajë në ditën e sotme kundër OFI.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kampionat në Greqi.
Këtë herë rikthehet Enis Cokaj pas dëmtimit të kaluar.
Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e lojtarëve të gatshëm për ndeshjen me OFI.
Por jo vetëm Cokaj, trajneri Jovanovic ka grumbulluar edhe Aleksander Tereziu, 22-vjeçari që ka qenë më herët pjesë e Skënderbeut.