Nuk është vetëm Cristiano Ronaldo prioritet i klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr.
Sipas ‘CalcioMercato’, klubi nga Arabia Saudite, është i interesuar edhe për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Al-Nassr është duke përgatitur një superofertë për reprezentuesin anglez. Kontrata e Kane me ‘Spurs’ skadon në vitin 2024, por nuk e përjashtohet mundësia që në fund të këtij sezoni, Kane të largohet nga Ëhite Hart Lane.
Bayern Munich siç raportohet është i prirur ta nënshkruajë me sulmuesin anglez, por tani ‘bavarezët’ mund të humbasin mundësinë për transferimin e Kane pasi që Al-Nassr mësohet se po përgatit një meg-ofertë për yllin e ‘Tre Luanëve’.