Sulmuesi francez del nga fusha në gjendje të rënduar

Futboll

Sulmuesi francez del nga fusha në gjendje të rënduar

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:38
Sulmuesi francez del nga fusha në gjendje të rënduar

Andrre-Pierre Gignac, lojtari që aktivizohet në Meksikë me skuadrën e Tigres, i frikësoi të gjithë në ndeshjen ndaj Santos Laguna të vlefshme për Copa Mexico. 37-vjeçari mori një goditje me top pas kokës dhe në atë moment humbi vetëdijen.

Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor që iu deshën disa minuta për ta stabilizuar sulmuesin, i cili pati sërish probleme në momentin kur po dilte nga fusha pasi nisi të vjellë.

Një situatë e vështirë për Gignac që menjëherë iu drejtua spitalit për të kryer analiza më të detajuar dhe për të kuptuar nëse goditja do të kishte shkaktuar traumë.

Gjithsesi, stafi mjekësor ishte optimist dhe përjashtoi mundësi komplikimi me doktorin që shtoi se bëhej fjalë për thjesht një frikë të momentit dhe asgjë më shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat