Pjesa e dytë e sezonit në Ligën e Parë të Malit të Zi në futboll, do të fillojë më 18 shkurt, ndërsa Liga e Dytë më 5 mars, është bërë e ditur pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
“Në seancën e sotme janë pranuar raportet e Komisionit të Garave, Komisionit të Arbitrave, Komisionit Disiplinor dhe Komisionit të Sigurisë për pjesën vjeshtore të sezonit 2022/23, si dhe propozimi i kalendarit për pjesën pranverore, i cili caktoi vazhdimin e Meridianbet 1. CFL për 18 shkurt, ndërsa skuadrat e kategorisë së dytë do t'i luajnë ndeshjet e xhiros së 20-të më 5 mars.
Ndeshja finale e Kupës së Malit të Zi do të zhvillohet më 30 maj të vitit 2023“, - thuhet në njoftim.
Duhet theksuar se Deçiqi garon në elitë e futbollit malazez dhe ka përfunduar në vend të tretë në pjesën vjeshtore, me gjtihsejt 28 pikë të mbledhura.
Skuadra shqiptare, Deçiqi, lufton për titull dhe për një vend në Evropë.