Ka mbetur edhe një javë nga rifillimi i Serisë A, vetëm pesë ditë para rihapjes së merkatos. Një merkato që për Interin rrezikon të jetë e nxehtë. E thënë thjesht, Inzaghi mund t’i thotë lamtumirë një prej emrave të tij të mëdhenj.
Të gjithë e dimë se zikaltrit kanë probleme financiare. Në thelb, askush nuk është vërtet i paprekshëm, edhe nëse ka disa që janë më pak të prekshëm se të tjerët. Për shembull Barella, Lautaro Martinez dhe Marcelo Brozovic.
Një nga yjet që konsiderohet pak më shumë i prekshëm është Denzel Dumfries. Holandezi është rikthyer nga një Botëror i mirë, me ndeshjen e shkëlqyer të luajtur kundër Shteteve të Bashkuara (një gol dhe dy asiste) që shtoi vëmendjen e klubeve të tjerë mbi të.
Më pas vijuan fjalët e agjentes së tij, Rafaela Pimenta, që kishin dhe kanë shijen e lamtumirës: “Le të shpresojmë që vlerësimi i tij të mos rritet shumë, përndryshe do ta jetë e vështirë ta shitet”.
Pimenta shtyn për një lamtumirë me Interin, si për të marrë një komision të konsiderueshëm dhe për të lejuar klientin e tij të bëjë një hap më lart në karrierë. Ekonomik, duke qenë se paga aktuale është ‘vetëm’ 2.5 milionë neto, dhe sportiv sepse në një klub si Chelsea sigurisht që do të kishte më shumë shanse për të fituar shumë tituj.
Chelsea është gjithmonë në pole position për ish-lojtarin e PSV. Aq më tepër që nga e marta, kur Reece James u lëndua sërish në të njëjtin gju që e detyroi të humbiste Kupën e Botës.
Kjo ndodhi në ndeshjen e Premier League kundër Bournemouth, në ditën e rikthimit të tij në fushë pas dy muajsh mungesë të detyruar. Problemi i 23-vjeçarit anglez duket se është serioz dhe mund ta shtyjë Chelsea-n të përshpejtojë blerjen e një mbrojtësi të ri të djathtë. Dumfries do të ishte një nga emrat më të pëlqyer.
Interi, siç u përmend, nuk mund të thotë jo pavarësisht largimit të një lojtari shumë titullar në mesin e sezonit, por qartësisht do të duhej një propozim prej të paktën 45-50 milionë eurosh.
Me një fitim të rëndësishëm, duke pasur parasysh se 26-vjeçari vendas i Roterdamit kushtoi vetëm 15 milionë duke përfshirë bonuset. E ardhmja e Dumfries duket se do të jetë në Premier League.