Trajneri i Interit, Simone Inzaghi në një intervistë për ‘Mediaset’, e ka analizuar vitin 2022.
Tekniku italian mendon se sezoni i kaluar ishte i mrekullueshëm për skuadrën ‘Nerazure’.
“Në sezonin tim të parë mendoj se ne ia dolëm shumë mirë. Pas dhjetë vitesh u kualifikuam në 1/16 e Champions League”, tha ai.
“Ishte një sezon i mrekullueshëm, i cili mund të ishte bërë i jashtëzakonshëm me Scudetton. Qëllimi i të gjithëve në Inter është të fitojmë”, theksoi Inzaghi.