Chelsea ka rënë dakord me Molde për transferimin e sulmuesit, David Datro Fofana.
Kur të hapet zyrtarisht afati kalimtar në janar, Fofana do të bëhet nënshkrimi i parë i Chelseas në epokën e Graham Potter.
Molde ka konfirmuar lëvizjen. "Sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka bërë kërdi si në Norvegji ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Tani David Datro Fofana është gati për një aventurë të re në Angli dhe Premier League.
Molde Football Club e falenderon David Datro Fofana dhe i uron atij fat në Chelsea!”, është shkruar nga klubi norvegjez.
Njëzet vjeçari ka shënuar pesëmbëdhjetë gola për Molden në sezonin e kaluar, teksa klubi ka fituar Eliteserien.