Në nder të ish-futbollistit Erion Kajtazi, Trepça ‘89 nesër mban ceremoninë e emërimit të fushës

Futboll

Në nder të ish-futbollistit Erion Kajtazi, Trepça ‘89 nesër mban ceremoninë e emërimit të fushës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:29
Pamje ga një ndeshje

KF Trepça ‘89 nesër (e enjte) mban ceremoninë e emërimit të fushës sintetike të futbollit, afër liqenit, në nder të ish-futbollistit të klubit, Erion Kajtazi. 

Kajtazi, talenti 17-vjeçar i mitrovicasve ndërroi jetë më 3 dhjetor gjatë ndeshjes ndaj A&N në Superligën e Juniorëve, shkruan Gazeta Olle.

Kajtazi pësoi një sulm kardiak dhe përkundër interevenimit të shpejtë nga stafi mjekësor, ai nuk dha shenja jete.

"Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se neser ditë e Enjte me fillim nga ora 12:00 do të mbahet ceremonia e Emërimit të Fushës Sintetike të Futbollit afër Liqenit në nder të ish futbollistit të KF Trepçës’89, Diamantit tonë – Erion Kajtazi.

Në ceremonin e Emërimit do të jenë të pranishëm krerët e Komunës së Mitrovicës dhe Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve që të jeni të pranishëm në emërinë e Fushës Sintetike në nder të Djaloshit të Mitrovicës, Diamantit tonë – Erion Kajtazi", njofton FC Trepça,89' Abedin Zeka – Beki.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat