Roko Vata ka marrë dhuratën më të bukur nga Celtic-u në këtë fundvit.
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatëd, do të jetë në stol në ndeshjen e sotme kundër Hibernianit.
Mesfushori me tipare sulmuese do të jetë në dispozicion të trajnerit për të dhënë kontributin e tij në fushë nëse do të jetë e nevojshme.
Roko Vata është vetëm 17 vjeç dhe shihet si një talent mjaft premtues për të ardhmen.
Vata aktualisht luan për ekipet kombëtare të moshave të Irlandës, ku është një element i rëndësishëm për skuadrës.