Ka veshur fanellën zikaltër, ish-trajneri i Tiranës

Futboll

Ka veshur fanellën zikaltër, ish-trajneri i Tiranës

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:40
Ka veshur fanellën zikaltër, ish-trajneri i Tiranës

Ish-mbrojtësi i Interit, Ze Maria, njëkohësisht edhe ish-trajneri i Tiranës, ka folur mbi sfidën kryesore të javës së 16-të të Serisë A, atë mes Interit dhe Napolit, që pritet të përcaktojë shumë në garën për titull.

“Unë besoj se Napoli do të bëjë ndeshjen e tij, por është Interi ai që duhet të kërkojë të fitojë me çdo kusht ndeshjen pasi e dinë mirë që nëse nuk ia dalin, atëherë duhet t’i thonë lamtumirë titullit, sepse një diferencë prej 14 pikësh bëhet e parikuperueshme.

Gjithsesi mendoj se do të jetë një sfidë spektakolare për t’u parë”, e ka nisur fjalën braziliani që është ndalur më pas tek efekti që do të japë Botërori:

“Mendoj se Napoli është më i avantazhuar sepse nuk ka pasur shumë të angazhuar dhe nga ana tjetër Interi gjen një Lautaro që pavarësisht atyre që thuhen, nuk besoj se do të jetë i përqendruar 100% që në start”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat