Zhegrova fiton sfidën ndaj Rashanit në Francë

Futboll

Zhegrova fiton sfidën ndaj Rashanit në Francë

Nga: K. G. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:53
Pamje nga ndeshja

Lille kthehet me tre pikë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Clermont-in, në takimin e javës së 16-të të Kampionatit të Francës. 

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, u paraqit standard dhe u zëvendësua në minutën e 78-të.

Futbollistët Gomes (68'-nga penalltia) dhe Bayo (90+3') realizuan për fitoren e Lilles. 

Elbasan Rashani luajti titullar për Clermont dhe u zëvendësua në minutën e 88-të.

LIlle renditet në vend të gjashtë me 29 pikë dhe Clermont është i 10-ti me 19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat