Manchester City ka treguar lojë të mirë, duke marrë tre pikë nga stadiumi “Elland Road” në Leeds.
City ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Leeds.
Për Cityn shënuan Rodri (45+1'), Haaland (51' e 64') dhe për Leeds Struijk (73').
Erling Haaland ka treguar edhe një herë klasin e një sulmuesit të spikatur, i cili kryeson renditjen e shënuesve me 20 gola, shtatë me shumë se Harry Kane.
Pas javës së 17-të në Premier League, Manchester City renditet në vend të dytë me 35 pikë, ka pesë me pak se lideri Arsenali dhe Leeds është në të 15-tin me 15.