Dukej gjithçka e mbyllur, me kapitenin e Barcelonës, Serxhio Buskets, që po përgatitej për lamtumirën nga katalanasit më 30 qershor 2023. Por në minutat të fundit ai ka ndryshuar tërësisht timonin dhe në Barcelonë flasin për një rinovim të mundshëm të kontratës së tij me klubin.
Sipas gazetës “Mundo Deportivo” ka pasur disa arsye të forta që kanë çuar në ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve. Fillimisht është e ardhmja e Lionel Mesit.
Buskets kishte vendosur ta kalonte pjesën tjetër të karrierës në kampionatin amerikan “MLS”, ku me shumë gjasa do t’i bashkohej Inter Majamit, aty ku me shumë gjasa do të bashkohej me ish-shokun e tij te Barça, Lionel Mesi.
Por vetë argjentinasi duket se është në prag të rinovimit të kontratës së tij me Paris SG-në.
Ky ndryshim i planeve të Leos ka ndikuar jo pak dhe në ndryshimin e planeve nga Buskets.
Tjetra ka të bëjë me ngulmimin e fortë të trajnerit Ksavi. Këto kanë bërë që ai të mendojë më shumë për rinovimin se për largimin nga Barcelona.