Manchester City është i gatshëm të sakrifikojë Jack Grealish për Rafael Leao e AC Milanit.
Kampionët në fuqi të Anglisë, janë futur në garë për yllin e Milanit, i cili akoma nuk ka arritur marrëveshje me ‘Rossonerët’ për kontratën e re, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga ‘San Siro’.
Sipas ‘Calciomercato’, City është duke menduar shkëmbimin Grealish-Leao.
Krerët e ‘Qytetarëve’ thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat me Milanin për të shikuar mundësinë e shkëmbimit Grealish me Leaon.