Në Premier League rritet interesimi për Boga-n

Futboll

Në Premier League rritet interesimi për Boga-n

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:19
Në Premier League rritet interesimi për Boga-n

Në Premier League gjithnjë e më shumë po rritet interesimi anësorin e Atalantas, Jeremie Boga.

Dy klube të njohura angleze Leicester City dhe Bournemouth, sipas medieve britanike, janë të interesuara për Boga-n.

Atalanta duket se është e gatshme të presë ofertat për Boga-n, i cili në vazhdimësi po përpiqet të sigurojnë një vend në skuadën e Gian Piero Gasperini.

Leicester dhe Bournemouth janë duke e monitoruar situatën e lojtarit, e ardhmja e të cilit me gjasë do të jetë larg Atalantës.

Madje, siç raportohet, Boga qysh në muajin janar, mund të bëhet me skuadër të re, dhe Premier League mund të jetë destinacioni i ardhshëm i anësorit të Atalantës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat